Rama: Koncesioni i sterilizimit ka ulur infeksionet. SPAK-u të hetojë, por nuk cënon dot suksesin e PPP

Kryeministri Rama nga Sllovenia ka ardhur direkt te spitali “Shefqet Ndroqi” në Tiranë. Hetimet e SPAK për këtë PPP nuk e stepin kryeministrin të ripohojë se ka bërë gjenë e duhur.

“Në një nga 17 centralet e reja të krijuara falë PPP-së së sterilizimit, që kanë garantuar një standard krejt të ri sigurie për ndërhyrjet operatore, duke e kthyer njëherë e mirë faqen e turpit e të pasigurisë në sallat e operacioneve, duke ulur në minimum fenomenin e vjetër të infeksioneve post-operatore si pasojë e mungesës së sterilizimit të vërtetë, si edhe duke i kursyer shtetit dhjetëra miliona euro nga ulja e ditëve të qëndrimit në spitale pas operacioneve.
Hetimi i SPAK-ut për abuzime të mundshme në procesin e ndërtimit të këtij Partneriteti Publik Privat, nuk e cënon aspak suksesin e prekshëm të kësaj nisme madhore të qeverisë shqiptare për Rilindjen e Shëndetësisë, por siguron që askush të mos mbetet i pandëshkuar nëse ia bën me hile shtetit dhe popullit shqiptar, duke nxjerrë përfitime vetjake të paligjshme gjatë kryerjes së detyrës në punën për qëllimin e përbashkët”, shprehet Rama.

Indirekt kryeministri ka lëshuar mesazhe SPAK-ut se kjo PPP është korrekte dhe e duhura, paçka se ndonjeri ka ia bërë me hile shtetit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?