FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama inspekton spitalin “Shefqet Ndroqi”: Shërbimi shëndetësor në një nivel të paimagjinueshëm më parë

Kryeministri Edi Rama inspektoi sot Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”, i cili është pajisur me flotën e re të aparaturave mjekësore të teknologjisë së lartë.

Kreu i qeverisë, në prani të ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka parë nga afër investimet në spital, ndërkohë që u ndal dhe te një pikturë që i bëri përshtypje në hyrje të godinës.

“Shumë nice”, tha Rama, ndërkohë që përgëzoi stafin e spitalit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Spitali Universitar “Shefqet Ndroqi” – Investimi i vazhdueshëm në flotën e re të aparaturave mjekësore të teknologjisë së lartë në rrjetin e spitaleve publike, e ka ngritur shërbimin shëndetësor në një nivel të paimagjinueshëm vetëm disa vite më parë😊
👉SHEMBULL: Për një skaner koha e pritjes ishte 4 muaj, sot është si rregull 24 orë”, shkruan Rama në Facebook.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?