Rama: Ish-blloku do të kthehet në zonë këmbësore

“Duhet t’i shmangemi idesë që për ulur trafikun duhet të zgjerojmë rrugët. Kjo nuk është e vërtete, jo arteriet kryesore që lidhin qytetet me njëra-tjetrën por kam parasysh rrugët e brendshme të qytetit. Ka shumë gjasa që fluksi i trafikut të rritet, e kundërta është e vërtetë. Dekurajimi i trafikut është përgjigja. Ish-blloku është qendrore dhe e aksesueshme lehtësisht, një zonë ku distancat nuk janë të gjata dhe është një zonë që duke stimuluar ecjen do të jetë shumë më efikase edhe për bizneset që janë në zonë, të cilat janë ato që ankohen të parat për ndërprerjen e aksesit me makina deri të dera.

Do ju sjell rastin e Vlorës, ku u bë një debat për Lungomaren ku projektuesit belgë sollën një rrugë të ngushtë dhe ata që e kundërshtonin donin një rrugë shumë më të gjerë. Faktikisht rruga në Lungomare funksionon më së miri. Fakti që shkohet më shumë në këmbë sesa me makinë, fluksi i njerëzve është shumë më i madh dhe natyrisht ajo çka u tha këtu është qasja e duhur që duhet një kohë informimi dhe shkëmbimit të projektit dhe idesë. Duhet të mendojmë më shumë hapësira për parkimin nëntokësor. Hapi tjetër është goditja e parkimit të dyfishtë që është problemi kryesor”, u shpreh kryeministri Rama, i pranishëm në prezantimin e projektit për kthimin në zonë këmbësore të ish-bllokut.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?