Rama: Kemi spostuar 100 milionë dollarë nga arka e shtetit tek arka e familjes

Kryeministri Edi Rama, tha të dielën në komunikimin e tij javor, se qeveria ka arritur në pak kohë të spostojë 100 milionë dollarë nga arka e shtetit në arkën e familjes. Ai tha se kjo gjë nuk është arritur në 25 vite, ku shuma totale e parave të spostuara nga arka e shtetit tek familjet ka qenë plot 124 milionë dollarë.

Sipas Ramës, “puna e qeverisë nuk është ndalur këtu, sepse janë shlyer dhe borxhet. Janë shlyer plot 720 milionë dollarë borxhe. Shmangëm greminën dhe tashmë rritja ekonomike vjetore kap vlerën 3.3-3.5% . Kemi ulur taksat për biznesin e vogël, kemi bërë rritje të rrogave për punonjësit e policisë, si dhe do të zgjerojmë listën e barnave të rimbursueshme edhe për njerëzit e pasiguruar deri tani, nga pamundësia apo varfëria, nuk do t’i shpenzojnë më këto para për ilaçe”, tha Kryeministri.

Duke folur për buxhetin aktual, Rama tha se  “vetëm me këtë buxhet, ne spostojmë në një vit 100 milionë dollarë”. “Mos harroni se na është dashur të shlyejmë 720 milionë dollarë boxhe të fshehur nën tavolinë sa morëm detyrën. Ne mundësuam shmangien e greminës financiare. Sot kemi ekonomi që do të rritet 3.3 -3.5 %. Do të kemi më shumë zhvillim dhe më shumë mirëqenie. E kishim në fyt lakun e taksës së sheshtë”, tha Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga ana tjetër, ai theksoi se do të rritet lista e barnave të rimbursueshme. Ai pohoi se 600 mijë shqiptarë do të përfitojnë nga skema e re. “Nuk jam aspak i kënaqur me veten dhe qeverinë që drejtoj dhe s’dua të mendoni se shihni çfarë pune të hatashme kemi bërë. “Aspak, jam unë më i pakënaqur për atë që është bërë. Unë e di se sa shumë njerëz janë ende larg rrugës së ndryshimit rrënjësor, deri në fshatin më të largët dhe vendin më të largët. E di se sa kanë nevojë shqiptarët për këtë shtet. Arritjet dhe rezultatet janë të rëndësishme që t’i ndajmë me njëri-tjetrin me fakte dhe shifra reale. Na ndihmon. Për Shqipërinë e gjeneratës tjetër, për mos të humbur gjeneratën tjetër”, përfundoi kryeministri.

Swiss Digital Mobile Reklama

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10154243464721523/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?