Rama kërkon ta kthejë në normalitet, por opozita të enjten rrethon Kuvendin!

Është mbledhur mëngjesin e sotëm Konferenca e Kryetarëve në Kuvend, nën drejtimin e Gramoz Ruçi dhe ka marrë vendimin, për rikthimin në “normalitet” të seancave plenare. Kështu sipas një njoftimi zyrtar seanca e radhës do të zhvillohet në kohën dhe ditën tradicionale, e Enjte në orën 10.00.

Ky rikthim vjen pas gati 1 një muaji, kur Rama-Ruçi nga frika e protestave të qytetarëve që kur opozita dogji mandatet dhe doli në rrugë e kishte kthyer parlamentin në një institucion që mblidhej në ilegalitet dhe pa ndonjë axhendë konkrete, të datës dhe orës.

Por pavarësisht kësaj lëvizje e cila synon të krijojë perceptimin, se çdo gjë është rikthyer në normalitet, burime pranë frontit të bashkuar opozitar thonë, se edhe ditën e enjte parlamenti do të rrethohet sërish nga qytetarët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edhe më herët opozita ka thënë se do zhvillojë protesta sa herë që mblidhet Parlamenti të cilën e quan si parlamenti i krimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Opozita akuzon qeverinë për lidhje me krimin, blerjen e votave dhe kërkon qeveri tranzitore pa Edi Ramën kryeministër.

Gjithashtu opozita kërkon mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme. Opozita e bashkuar vendosi të djegë mandatet e deputetit dhe thotë se nuk do ndalet deri në largimin e Edi Ramës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?