FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama mban premtimin për koalicion bashkëqeverisës me qytetarët. Ja ftesa e veçantë për ta

Pas fitores së thellë në zgjedhjet e 25 qershorit, ku PS arriti të merrte 74 mandate, kryeministri Edi Rama deklaroi hapur se pjesë e koalicionit qeverisës do të ishin qytetarët shqiptarë.

Ndaj, për të jetësuar këtë premtim, ai ka organizuar një takim që do të mbahet në Pallatin Olimpik më 6 tetor me qytetarë që janë bërë pjesë e këtij koalicioni pas thirrjes së kryeministrit për regjistrim.

‘BalkanWeb’ ka siguruar ftesën që Rama u ka dërguar pjesëtarëve të këtij koalicioni kuqezi, që e ka quajtur ‘Për Shqipërinë që duam’.

Swiss Digital Desktop Reklama

FTESA
Në 25 qershor Shqipëria votoi që Partia Socialiste të bashkëqevisë në një koalicion kuqezi me njerëzit e zakonshëm, pa dallim bindjesh politike e përkatësish krahinore.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ky koalicion “Për Shqipërinë që duam” do të jetësohet përmes një sistemi inovativ ndërveprimi mes kabinitetit qeveritar dhe qytetarëve të regjistruar si anëtarë të koalicionit.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka kënaqësinë e posaçme t’ju ftojë të merrni pjesë në prezantimin publik të Platformës së Bashkëqeverisjes dhe çeljen zyrtare të regjistrimeve në koalicionin qeverisës.
lajmerimi-i-kryemimnistrise

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?