FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama mbyll fushatën në Pukë

Kryeministri Edi Rama ironizoi opozitën nga Puka, ku mbylli fushatën, duke thënë se demokratët janë në pikë të hallit pasi nuk kanë asnjë të ardhme.

“Dhunën e bën opozita dhe jo pushteti, dhe kryetarët tanë të Bashkive i drejtohen policisë për të mbrojtur zgjedhjet nga dhuna e atyre që vijnë për të marrë pushtetin për ta shfrytëzuar në funksion të asaj faqes së zezë që është në Tiranë. Ç’a po i bëjmë ne opozitës, përveçse po e mundim.

Miqtë tanë më të mëdhenj që na besojnë dhe mbështesin, dhe na e thonë troç na e hiqni këtë surrat se nuk duam ta shohim me sy. Ne socialistët s’e kemi pasur ndonjëherë opsion, sa herë na ka dalë përpara e kemi hequr. Problemi janë demokratët sepse janë në pikë të hallit pa alternativë konkurruese.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ata duhet ta bëjnë këtë hap që ti hapin rrugë rilindjes së asaj force. Ne do ta bëjmë opozitës. Po e mundim sa herë na del përpara. Por ama ua kam thënë që në 2013, kur dola në parlament për të preznatuar programin kërkuan dorëheqjen e qeverisë. U thashë se nëse do të vazhdoni kështu do të jeni gjatë aty ku jeni“, tha Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?