FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama: Me këtë qeveri s’ka media të shantazhuar e liri të mohuar!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për raportin e Organizatës “Gazetarët pa kufij”, që e vlerëson situatën me lirinë e medias në Shqipëri të përkeqësuar. Sipas raportit të organizatës së huaj: “Shqipëria vjet ishte në vendin e 75-të, ndërsa sivjet radhitet në vendin e 82-të, duke shënuar një rënie prej 7 vendesh”.

Ndërkohë, kreu i qeverisë shprehet se në Shqipëri nuk ka media të shantazhuara. “Një pasqyrë kujtese “virgjëreshave” që vrisnin qytetarë,rrihnin e plagosnin gazetarë dhe sot bëjnë moral! Ka ende shumë për të bërë për lirinë e medias dhe ndarjen e lumit të informacionit nga llumi i kazanit po ashtu.Por me këtë qeveri s’ka media të shantazhuar e liri të mohuar!”,- shprehet Edi Rama në një postim në Twitter.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?