Rama me Presidentin e Bundestagut: Mbështetje për Shqipërinë
Kryeministri Edi Rama është takuar pasditen e sotme me Presidentin e Bundestagut Norbert Lammert në kuadër të vizitës që po zhvillon në Berlin. Përmes një njoftimi në Twitter, Kryeministri thotë se edhe Presidenti i Bundestagut mbështet anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
“Edhe në takimin me Presidentin e Bundestagut Lammert mirëkuptim i plotë dhe shprehje e qartë e mbështetjes së Gjermanisë për Shqipërinë”, thotë Kryeministri Edi Rama. Gjatë ditës, kreu i qeverisë shqiptare u takua edhe me Kancelaren gjermane Angela Merkel.
KOHA JONË SONDAZH

