FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama në Belsh: Liqeni ishte një grumbull plehrash, sot është kthyer destinacion turistik

Kryeministri Edi Rama ka vijuar ditën e sotme takimet në kuadër të fushatës elektorale në Belsh, për të prezantuar kandidatin për kryebashkiak Arif Tafanin.

Gjatë fjalës së tij, Rama tha se Belshi është kthyer nga një vend që ishte si grumbull plehrash në një destinacion turistik, ku pret 150 mijë turistë brenda vitit.

“Arifi është shumë modest, modestia. Unë vërtetë e kam pasur bindje, fiksim që ky vend duhej kthyer në destinacion turistik. E kam pasur këtë bindje që kur kam ardhur për herë të parë. Kur ky liqen ishte si pellg i rrethuar nga plehra, ferra. Ku bëmë aktivitetin e parë në aksin kryesor atje. Medemek bulevardi që ishte gjithë gropa.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kur erdhi Arifi që më mori, dukej dikur po më merrte të më çonte me ndonjë vakti, tha se rruga është shumë e vështirë. Që në atë moment e kam parë të ardhmen e Belshit tek ky liqen si qendra e gravitetit të një zhvillimi shumë më të madh. Vetëm sa kemi filluar ta vëmë në punë. Nëse sot ne jemi në një situatë ku brenda një viti këtu vijnë 150 mijë vizitorë dhe turistë, atëherë kjo që s’bëhej fjalë për turistë e vizitorë, por edhe kush jetonte këtu e kishte mendjen të ikte”, tha Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?