Rama në forumin me Vuçiç dhe Zaev: Është hapur rruga për ata që tregtojnë (VIDEO)
Kryeministri Edi Rama së bashku me Presidentin serb, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrin maqedonas Zoran Zaev morën pjesë në forumin për e Agrikulturës dhe Kooperimit Rajonal.
Në fjalën e tij, kreu i qeverisë u shpreh se me marrëveshjet e firmosura sot i hapet rruga të gjithë atyre që tregtojnë mes tre vendeve. Përfitimet e këtyre marrëveshjeve u shpreh Rama do të shikohen në janar të vitit të ardhshëm.
“Unë jam i kënaqur që kemi nënshkruar këto marrëveshje pasi jemi përballur për vite me radhe me shqetësimin dhe fajësimet e sektorit të bujqësisë që tregojnë mes vendeve tona.
Marrëveshjet do të ndryshojnë natyrën e ndërveprimit mes vendeve, pasi praktikisht ne me këtë marrëveshje kemi hequr pengesat.
Këto marrëveshje praktikisht trajtojnë çështjet më thelbësore të veprimtarisë së tyre ndërkufitare
Jam i sigurt që sot numri jo shumë i konsiderueshëm i njerëzve apo i kompanive që shkojnë nga Maqedonia, Serbia apo për të sjellë produkte në vendin tonë do të jenë të lumtur sepse për ta rruga është e hapur dhe është një veprimtari pa kufij.
Kjo është një arritje e jashtëzakonshme që për kaq shumë vjet, edhe me procesin e Berlinit kjo platformë jetike për ta nuk u ndërtua. Sot ne praktikisht e themeluam atë me nënshkrimin tonë dhe që nga janari i 2022 ata do të shohin përfitimet e këtij nënshkrimi.
Jam i gëzuar që sot kemi dekanë e rektorë të shquar të universiteteve dhe fakulteteve të bujqësisë së vendeve tona.
Të gjithë shpresojmë që ky takim i parë do të jetë vetëm nisja e një pune mes jush, duke kuptuar se është koha të investohet më shumë më tepër në transferimin e dijeve, në bazën e dijes, në novacionin e bujqësisë, në teknologji dhe për të ndarë ekspertizën reale.
Do tu kërkojë të gjithëve që prej këtij e tutje të çelni një shteg të përbashkët shkëmbimesh dhe për të strukturuar bashkëpunimin me synim shkëmbimin e studentëve dhe përfshirjen e bujqësisë në këtë shteg”, tha Rama.
KOHA JONË SONDAZH

