Rama në Gjirokastër: Kaloni gardhin dhe votoni PS-në!

Kryeministri Edi Rama është ndalur sot në Gjirokastër, ndërsa nuk i ka kursyer ironitë për opozitën.

“Kur shkon të votosh do të mendosh edhe nëse ai që ti voton do ta bëje më të mirë apo do e prishë çerdhen e kopshtin e shkollën. Libohova na dha mundësinë që ne ta drejtojmë dhe i kam bërë pyetjen vetes që si ka mundësi që këtu jetojnë njerëz kur këtu nuk ka as edhe një shërbim dhe gjithçka është rrënim e ato godina që duket sikur mbajnë njëra-tjetrën.

Shkoni në Libohovë sot, kush shkonte më parë për turizëm. Është kthyer në potencial që bëhet atraksion turistik dhe kjo nuk ndodh vetë nuk e bën zoti por njerëzit me ndihmën e zotit dhe këtë e bëjmë vetëm ne. Nuk dinë ta bëjnë ata të tjerët fare se po të donin do të mund të na tregonin sot pas 31 vitesh një komunë ku kanë bërë diçka dhe të thonë edhe ne dimë të bëjmë. Nuk kanë çfarë na tregojnë. Shikoni Shkodrën, e kanë pasur 31 vite në dorë dhe sot është qyteti më i papastër i Shqipërisë për turp të zotit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk ekziston më një qytet që qeveriset nga ne që kazanët të qëndrojnë të mbushur, kush vjen i bën përshtypje sa pastër është vendi. Përveç meritës së drejtueses tuaj që paska lindur me fshesë në dorë, paska humbur shumë kohë si përkthyese. Kjo është çështje përgjegjësie e ata nuk e kanë. Atyre jepu çelësin e një zyre dhe bëjnë çetën e tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shikoni Dropullin, ne sot kemi çfarë të themi e të tregojmë edhe pse ka akoma shumë për të bërë. Nuk është e largët dita kur të gjithë do të kthehen për të pasur biznesin e tyre këtu e agroturizmin. Me kë do të diskutojmë trashëgimi kulturore e kujt mund ti lihet në dorë ta adminsitrojë përveçse Partisë Socialiste. Në Gjirokastër nuk diskutojmë rezultat e asgjë vetëm si të shkojmë përpara, tani radhën e kanë pjesët e qytetit që kanë nevojë për ndërhyrje”, ka thënë Rama gjatë fjalës së tij.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?