FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama në Sllovaki: Kur na premtuan hyrjen në BE, isha ende me flokë

Kryeministri, Edi Rama po merr pjesë në samitin që mbahet në Bratislavë të Sllovakisë mbi Ballkanin Perëndimor.

Rama u shpreh se ishte ende me flokë kur u premtua integrimi në Bashkimin Europian ndërsa sot kjo nuk është bërë ende realitet.

Ky komunitet europian duhet të nisë të artikulojë në mënyrë reale, jo vetëm si vizion. Por duhet të bëjmë diçka. Ne po avokatojmë gjithmonë e më tepër, dhe po flas për Shqipërinë, por shpresoj që edhe të tjerët të përkrahim atë për të cilën flasim. Tregohen ndryshe për Ballkanin Perëndimor. Nuk duhet të kërkojmë leje drejtimi të makinës pa mësuar si ta drejtojmë këtë makinë me shpejtësi të plotë. Të bëjmë diçka ndryshe.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk është paradhoma e integrimit, është paradhoma e depresionit. Ne e dimë si shkon. Në Selanik Dimitri i kishte të gjithë flokët. Aty u tha se do të ishim në BE para se unë të humbisja flokët e mi. Jemi këtu dy burra pa flokë, sepse ne besuam në këto gjëra. Kemi nevojë të jemi realistë, të hapur dhe të drejtpërdrejtë. Kur them këtë mendoj sa të drejtpërdrejtë janë holandezët kur kanë zgjedhje”, tha Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?