FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama: Nëse Bullgaria vendos veton, do kërkojmë ndarjen nga Maqedonia e Veriut

Kryeministri Edi Rama tha se, nëse brenda 6 muajve të ardhshëm Bullgaria vazhdon të vendosë veton ndaj Maqedonisë së Veriut, atëherë Shqipëria do të kërkojë ndarjen përsa i takon rrugës për çeljen e negociatave.

“Jemi në një faze absurde të bllokimit të Maqedonisë nga Bullgaria. Kemi kërkuar një opinion nga qytetarët nëse ata do ta mbështesnin një qasje të re të politikës sonë të jashtme. Që do të thotë se nëse në fund të qeverisjes franceze, pra 6 mujorin e parë të vitit të ardhshëm Bullgaria të vendos të bëjë veton, do të fillojmë që të kërkojmë ndarjen nga Maqedonia e Veriut”, tha Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?