FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama nga parku i Porto Romanos: Këtu gjendej plaga e madhe e qytetit, sot mbjellim pemë

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Durrës, më saktë në parkun e Porto Romanos, ku do të mbjellin pemë.

“Sot është një realitet ndryshe. Nga një hapësirë ku kishte vetëm plehra dhe kafshë që vinin rrotull mes tymit, në një hapësirë që së shpejti do të gjallërohet nga të gjithë ata të rinj dhe të reja qe kanë dëshirë të angazhohen në sport, në ditët e pushimit apo pasdite që duan ta kalojnë kohën një mjedis mes gjelbërimit. Po mbaron kolaudimi dhe po përgatitet pjesa tjetër, administrimi i kësaj hapësire që ka nevoje ende për tu lulëzuar. Për këtë arsye jemi këtu për të mbjellje pemët.

Duke ulur shpenzimet elektorale, tribunat e ekranet dhe mjetet e propagandës zgjedhore që janë të përkohshme për t’i financuar, pemët do të qëndrojmë pas shumë fushatave për t’i bërë hije tokës dhe për të shtuar përmasat e gjelbra të qytetit“, tha Rama në fjalën e tij përpara banorëve të Durrësit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?