Rama nis sherrin për vitin 2021: Presidenti na ka bllokuar fondet për Vlorën!
Kryeministri Edi Rama gjeti sot justifikimin e radhës për mos mbajtjen e premtimeve në qytetin e Vlorës. Sipas tij, vonesat në ndërtimin e rrugës nga Tuneli i Vlorës për në Orikum kanë ardhur për shkak të kreut të shtetit.
Edhe pse fondet, tenderat dhe koncesionet jepen nga qeveria sipas dëshirës dhe interesave, Rama thotë se është faji i kreut të shtetit për mungesën e investimeve. Ligjërisht është qeveria ajo që administron buxhetin dhe presidenti nuk ka asnjë hapësirë ligjore për të ndaluar apo bllokuar projekte.
“Qysh nga fillimi i nëntorit presim plotfuqinë një autorizim të Presidentit, pasi kemi bërë gjithë negociatën me fondin saudit. Është bllokim total, sepse në momentin që nuk jepet plotfuqia ne nuk e materializojmë dot. Është një fond i konsiderueshëm për të zhvilluar projektin në dy drejtime, për rehabilitimin dhe sistemimin e kësaj rruge, deri në Radhimë, dhe pastaj në Orikum, plus rrugën tjetër. Tani e ka marrë vesh gjithë Vlora që e bllokon projektin Ilir Meta, që nuk e di çfarë ka, ose e di çfarë ka, po nuk dua të merrem. Është një bllokim absurd. Por ne e kemi premtuar projektin për Radhimën”,- deklaroi kreu i qeverisë.
PS ka qeverinë dhe pushtetin vendor në Vlorë dhe si asnjëherë tjetër gjithë institucionet. Megjithatë edhe kryebashkiaku i Vlorës, Ditan Leli fajësoi Presidentin mungesën e investimeve në Vlorë.
KOHA JONË SONDAZH

