FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama nuk tërhiqet: Të gjitha bizneset do të përfshihen në TVSH

Gjatë një vizite në Lezhë, Kryeministri Rama deklaroi se të gjitha bizneset do të përfshihen në TVSH. Para banorëve Rama prezantoi buxhetin e vitit të ardhshëm, ku tha se në luftën kundër informalitetit do të merren masa ndaj evazionit të kompanive të mëdha, që sipas tij shfrytëzojnë ato të vogla.

“Kemi nisur operacionin për ta çuar në një fazë të re luftën kundër informalitetit. Ajo çka nuk është normale është se beteja kundër reformës nga opozita bëhet me argumente katastrofike. Do mbyllen kaq biznese në ditë, do bëhet hataja, etj. Njësoj siç bëhej kur do zbatohej reforma në arsimin e lartë”,tha Rama.

Ai ka theksuar se qeveria do ta çojë reformën kundër informalitetit përpara, për të garantuar më shumë të ardhura për njerëzit, për më shumë shërbime, etj. “Sepse shumë para që duhet t’u kthehen njerëzve përfundojnë tek një grusht të pasurish”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?