FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama: Opozita do pushtet në tavolinë, Basha e provoi, por s’ka më

Jashtë Kuvendit ka nisur protesta e opozitës, ndërsa brenda sallës shumica po vijon normalisht seancën plenare. Kryeministri Rama u shpreh se sjellja e opozitës është e njëjtë me atë të dy viteve më parë.

“Jemi në kushtet e një sezoni të ri të një seriali të njohur. Si dy vite më parë kur në bulevard u ngri një çadër për një Republikë të Re për kushtin e panegociueshëm për një qeveri pa Ramën kryeministër dhe trazitore për të garantuar zgjedhje sipas dëshirës së atyre që sot janë larguar përfundimisht nga parlamenti”, tha Rama.

Rama u shpreh se opozita kërkon pushtet në tavolinë, por një gjë e tillë nuk do të ndodhë, pasi u provua para dy viteve. “Këta kërkojnë që të marrin pushtet në tavolinë, atë që ne nuk ua japim dot, përmbysjen e rregullave të lojës dhe transformimin e një procesi absurd. Opozita kur e shesh që nuk fiton zgjedhjet, thotë iki duke djegur mandatet dhe anulim loje. Ne e provuam me ata, ua dhamë të gjitha, e di mirë Lulëzimi. Që nga dita kur u bë qeveria nuk shkela asnjë ditë në këshillin e ministrave dhe qeverinë e drejtoi zv/ ministrja dhe unë isha në fushatë. Ne vijojmë edhe më shumë vëmendje” tha Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?