Rama: Parkimi i dyfishtë duhet të konsiderohet bllokim rruge!

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga Nënkryetarja e bashkisë Anuela Ristani, inspektoi sot punimet në kantierin për ndërtimin e parkimit me dy kate te sheshi “Avni Rustemi”.

Projekti për të cilin po punohet parashikon ndërtimin e parkimit nëntokësor me dy kate për 210 automjete dhe me rehabilitimin e fasadave përgjatë gjithë rrugës “Luigj Gurakuqi” duke krijuar një atmosferë tjetër që nxit bashkëveprimin midis komunitetit, e duke i dhënë më shumë hapësirë qytetarëve dhe turistëve.

“Jemi te projekti i parkimit te sheshi “Avni Rustemi”, pasi Pazari u hap dhe ne kishim shumë vizitorë. Kishim një parkim publik këtu që aspak nuk i përmbushte nevojat dhe u bë e qartë që nevoja për parkim nëntokësor, për të mos zënë hapësirat publike, ishte imediate. Kështu që do të kemi 210 vende parkimi në dy nivele. Në nivelin e parë dhe të dytë do të kemi 8 vende për personat e aftësi të kufizuara, me të gjitha lehtësirat, me ashensor të aksesueshëm dhe rampat respektive. Puna është ndarë në dy segmente në mënyrë që të mos bllokohet trafiku, kështu që kjo është gjysma e parë e gërmimit dhe e punimeve dhe në momentin që ajo do të mbulohet do të vazhdojmë me segmentin tjetër.” – shpjegoi Ristani.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ne duhet ta shikojmë strategjinë dhe bashkë me Fondin e Zhvillimit që ka bërë disa projekte të suksesshme, ai i Beratit për shembull është super, që po angazhohet me një projekt kombëtar për parkimet sidomos për zonat turistike, duhet të bëjmë një bashkëpunim mes bashkisë dhe Fondit që të rishikojmë dhe një herë strategjinë, të kuptojmë se në cilat pikat kryesore nevralgjike mund dhe duhet të ndërhyjmë dhe pastaj të shohim dhe financimin e ndërhyrjes që të jetë një financim i shpejtë dhe që të mbulojmë sa më shumë nevoja sepse kjo historia e parkimeve po bëhet shumë problem, ndërkohë që nga ana tjetër duhet të vendosim patjetër atë rregullin që kemi folur; domethënë parkimi i dyfishtë duhet të konsiderohet bllokim rruge dhe hyn në të tjera vepra të Kodit, shkon në Kod Penal, kështu që, vetëm kështu arrijmë të dekurajojmë më shumë makinat dhe të lehtësojmë më shumë këmbësorët dhe të nxisim më shumë ecjet”, – u shpreh kryeministri.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?