FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama pas takimit me Vuçiç: T’i jepet fund absurdit kërcënues për veriun e Kosovës

Teksa po merr pjesë në Komunitetin Politik Europian kryeministri Edi Rama ka postuar një video të shkurtër nga Moldavia.

I gjendur në një tavolinë me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Evropian, Mark Rutte, kryeministër i Holandës dhe kryeministrin e Slovenisë Rama shkruan se konflikti në Veriun e Kosovës duhet të zgjidhet krah për krah me botën demokratike.

“Rajoni duhet të hyjë në një marrëdhënie të re me BE-në, ndërkohë që konflikti në Veriun e Kosovës duhet të zgjidhet krah për krah me botën demokratike, duke u dhënë fund absurdit kërcënues e duke finalizuar marrëveshjen e normalizimit dhe njohjes së ndërsjellë mes Kosovës e Serbisë”, shkruan Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?