Rama falenderon Metën: PD zhblloko Vettingun mos dëmto shqiptarët!

Kryeministri Edi Rama ka komentuar ditën e sotme vizitën në Berlin duke i drejtuar një apel opozitës shqiptare.

Rama në një takim me veteranët me rastin e Ditës së Çlirimit, u ndal gjerësisht tek takimi që pati me kancelaren Merkel dhe mesazhin që mori nga Berlini.

“Do duhet të presim mesin e dhjetorit, por sot mund t’ju them i sigurt se Gjermania është në krahun tonë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk mund të kishte një ditë më të përshtatshme se kjo e Çlirimit për të komentuar momentin kur Merkel u shpreh publikisht për progresin, dhe mund të themi se Shqipëria ka ndryshuar vitet e fundit”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kryeministri Edi Rama falenderon Metën pa të cilin reformat nuk do të mund të bëheshin.

“Duke e njohur më mirë kancelaren dhe përgëzimet e përzemërta dua t’i ndaj me të gjithë ju. Me Ilir Metën, bashkëkryetarin e koalicionit në radhë të parë, pa të cilin reformat tona të thella e të vështira do të kishin qenë të pamundura, por dhe rolin e partnerëve të tjerë që kanë punuar për Reformën në Drejtësi, për grupet parlamentar që e kanë mbështetur dhe përmirësuar”-tha Rama.

Ndërkohë ai akuzoi PD-në se po bllokon çeljen e negociatave. Duke qëndruar tek falënderimet, Rama theksoi se do të donte të bënte të njëjtën gjë dhe për opozitën, por këtë nuk mund ta bëjë sipas tij, për disa arsye. Kryeministri u shpreh se PD ka nisur një fushatë në Bruksel për të nxirë imazhin e Shqipërisë. Kreu i qeverisë gjeti rastin t’i bëjë thirrje opozitës të ndalë lobimin kundër çeljes së negociatave dhe të mos punojë kundër Shqipërisë e shqiptarëve.

“Në fund por jo nga rëndësia me qytetarët shqiptarë që janë burim i çmuar për qeverisjen tonë, shumë sinqerisht do të prisja ti ndaja dhe me opozitën përgëzimet e Merghl për ato që ajo quajti ndryshime rrënjësore, por nuk munda, jo se opozita nuk e njeh 29 nëntorin edhe pse nuk ka shkrepur asnjë pushkë. Kjo pjesë sado e mundimshme dhe etike e morale dhe mund të pranohej, por e kam të pamundur të bëj sikur nuk shoh atë që po bën PD për të rrënuar imazhin e Shqipërisë në sytë e partnerëve tanë në mënyrë që të bllokojë rrugën e negociatave, duke shpifur e duke u përpjekur të bindë Brukselin se Shqipëria është Kolumbi, është gropë e të gjitha të zezave ku  të gjithë duan të arratisen, thjesht opozita jonë i ka ngritur Shqipërisë, një mur që ndalon çeljen e negociatave se ka bllokuar ligjin e Vettingut. Kjo reformë fillon me Vettingun. Por që nëse nuk zhbllokohet nuk ka çelje.
PD ta heqë murin që i kanë vënë Shqipërisë dhe të nisim të zbatojmë ligjin e Vettingut. Në të kundërt kjo është kundër Shqipërisë e të ardhmes, njeriut të zakonshëm të këtij vendi ja pse kur vjen puna në këtë ligj, për spastrimin e pallatit të drejtësi Shqipëria duhet të jenë një, të majtë e të djathtë, gegë toske e çam, myslimanë e të krishterë”- tha Rama.

Rama ka një thirrje për të gjithë anëtarët e thjesht demokratë: 

“Të ushtrojnë presion mbi lidershipin dhe ata depututë të opozitës që janë pjesë e zgjedhjes për ta hequr murin duke bllokuar plotësimin e kushtit të vetëm zbatimi i ligjit të vettingut”

Në takimin me veteranët e Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare në kuadër të Ditës së Çlirimit të Shqipërisë Rama falenderoi dhe aleatin tjetër të qeverisë, ndonëse nuk i përmendi emrin por dhe ministrat e kabinetit.

Në fund Rama theksoi se edhe e majta gjatë rrugëtimit të saj ka bërë gabime, por kurrsesi nuk ka bërë veprime që tradhëtojnë shqiptarët e atdheun.
“Ne kemi bërë gabimet tona, por nuk e kemi tradhtuar Shqipërinë në vendimmarrjet e saj. Deri në kohë kur populli do na besojë ne do udhëheqim për të çuar përpara vendin e shqiptarët”- u shpreh kryeministri.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?