Rama: “Peshkaqenët” kanë hyrë në procesin e zgjedhjeve
“Është një pyetje që është e ditës për opinionin publik dhe e vërteta e hidhur është që po këto rublat paskan qenë shejtan i madh, na kanë marrë shokë e shoqe në qafë, por përtej asaj që mund të komentojmë, Banka Botërore nuk hyn këtu, por drejtësia e re duhet t’i japë një përgjigje se është urgjencë kombëtare dhe ndërkombëtare. Ne jemi vend i NATO-s dhe kjo përzierje, jo me konto jo me ofshore me lidhje që çojnë para në drejtim të partive që duan të sjellin lirinë është një problem i madh. Drejtësia e re duhet ta adresojë me urgjencë. Me rëndësi janë edhe arkat me peshk, edhe ato nuk duhet marrë dhe duhen dënuar, por kjo nuk është më punë peshqish, por peshkaqenësh që kanë hyrë në territorin e vendimmarrjes dhe në procesin e zgjedhjeve duke paraqitur kandidatë dhe kandidate peshkaqenë. Drejtësia duhet të merret me këtë punë“, tha Kryeministri Edi Rama ditën e sotme në një konferencë me gazetarët.
KOHA JONË SONDAZH

