Rama: Polonia dhe Shqipëria vende të ndërlidhura në miqësi armësh
Nga Edi Rama.
AMARCORD
Në histori, Polonia dhe Shqipëria kanë qenë vende të ndërlidhura nga një miqësi armësh dhe fryme të ndërsjellë bashkëpunimi.
Për të dëshmuar këtë miqësi të hershme në mbrojtje të vlerave europiane, nuk ka se si të mos përmendim integrimin në fisnikërinë aq të sojme polake të një pinjolli të familjes shqiptare Bruti, të cilën e nxori nga harresa e kohërave një nga librat e fundit të studiuesit Noel Malcolm.
Në prill 1590, Jan Zamoyiski, kancelar i Mbretërisë së Polonisë, i akordonte diplomën e fisnikut shqiptarit Bartolomeo Bruti nga Tivari dhe Ulqini, në emër të mbretit Sigizmund, duke e cilësuar si “të lindur nga prindër fisnikë në shumë fisniken mbretëri të Shqipërisë”.
Stemës së tyre të mrekullueshme ku spikat thirrja e luftës e Brutëve “Libertas”, ripunuar nga mjeshtri Gjin Varfi, do t’i shtohet në qendër, si privilegj i veçantë, shqiponja e bardhë e Polonisë, edhe sot e kësaj dite emblema e këtij vendi të madh mik, aleat e partner
KOHA JONË SONDAZH

