FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama poston videon: 4 ditët magjike të ”Automotive Fair Albania” në Tiranë

Kryeministri Edi Rama ka ndarë për ndjekësit, një video nga panairi ”Automotive Fair Albania”, i cili u mbajt në Tiranë. ”Magjike 4 ditët e Automotive Fair Albania, AFA III”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Automotive Fair Albania, eventi më i madh për të apasionuarit pas makinave hapi siparin më 27 mars në sheshin ”Nënë Tereza” dhe sheshin ”Italia” në Tiranë. Ky është një event sportiv që vjen me aktivitete risi për promovimin e mëtejshëm të transportit të gjelbër, lëvizshmërinë e sigurt dhe argëtimin.

Në kuadër të këtij aktiviteti u zhvilluan minigara, parada dhe shfaqje automotive, ekspozime mjetesh me interes të lartë historik RETRO dhe nuk do të mungojnë aktivitetet edukative për të gjitha grupmoshat.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?