FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama: Prapë prodhoni çertifikata?!

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me drejtuesit vendorë të qarkut të Vlorës. Rama tha se në disa bashki të qarkut të Vlorës vijojnë të nxjerrin certifikata dhe qytetarët të paguajnë për shërbimin.

Kryeministri u shpreh se qytetarët duhet t’i marrin në drejtoritë përkatëse certifikatat dhe punonjësit e bashkisë duhet të zbatojnë urdhrin e ministrit të Brendshëm.

“Nuk e kuptoj pse prodhoni akoma certifikata, kur ministri ka nxjerrë një urdhër që të mos printojnë dhe paguajnë për certifikatat? Për çfarë i prodhoni certifikatat? Ju duhet t’i thoni qytetarit se mund ta nxjerrë edhe vetë dhe mos paguaj. Kijeni parasysh këtë. Do gjobimin punonjësit e bashkive që nxjerrin certifikata. Do i paguajnë ata nga xhepi i tyre. Ne kemi bërë thirrje dhe prapë nxjerrin certifikata. Do detyrohemi të çojmë deri në fund këtë proces dhe do ua mbajmë paratë nga rroga atyre punonjësve të bashkisë që vijojnë të nxjerrin certifikata dhe nuk zbatojnë urdhrat.”- tha Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?