Rama pret në takim zyrtar mbretin e Jordanisë

Kryeministri Edi Rama priti këtë të premte në një takim zyrtar, Madhërinë e Tij, Abdullah II bin Al Hussein, Mbret i Mbretërisë Hashemite të Jordanisë, si dhe delegacionin zyrtar që e shoqëronte. Ky takim erdhi pak minuta pas atij në presidencë, me kreun e shtetit, Bajram Begaj, në pritje me ceremoni solemne. ”I nderuar të mikprisja sot me një kënaqësi të veçantë, Mbretin e Jordanisë Abdullah II bin Al-Hussein, një monark i respektuar botërisht dhe një mik i çmuar posaçërish”,-shkruan Rama në Facebook.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?