FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama publikon videon: Si të ndani opinione e propozime në platformën e bashkëqeverisjes

Përmes një statusi në ‘Facebook’, kryeministri Edi Rama ka uruar ndjekësit për një ditë të mbarë, ndërsa ka publikuar një video, ku jepen demonstrime se si të regjistrohen qytetarët për t’u bërë anëtarë në Platformën online “Për Shqipërinë që Duam”. Rama thotë se çdo anëtar i regjistruar i koalicionit qeverisës me qytetarët mund të japë propozime dhe opinione se si mund të përmirësohet qeverisja.

Statusi i Ramës:
MIRËMËNGJES ?
dhe ju uroj një ditë të mbarë me këtë demonstrim të thjeshtë se si, çdo anëtar i regjistruar i koalicionit qeverisës me qytetarët, mund të përdorë dritaren “Fjala Ime” në Platformën online “Për Shqipërinë që Duam”
për të ndarë opinionin mbi reformat dhe projektet që janë aktualisht në diskutim, apo duke dhënë propozime për se si mund të përmirësohet qeverisja në tërësi, apo rezultatet në një fushë të caktuar.
Për këto e plot të tjera që do t’i mësoni me një vizitë në Platformën online të Bashkëqeverisjes, mjafton të regjistroheni si pjesëtarë aktivë të Aleancës për Shqipërinë që duam në www.shqiperiaqeduam.al.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?