Rama reagon për policët e lënduar, akuzon opozitën

Kryeministri Edi Rama, në reagimin e dytë për protestën e opozitës, ka falenderuar Policinë dhe ka uruar shërim të shpejtë për efektivët që mbetën të lënduar por pa përmendur situatën me dhunën e Forcave të Rendit ndaj protestuesve, apo për gazin lotësjellës që i ka shkaktuar dëm shëndetësor edhe gazetarëve që raportojnë live nga vendngjarja.

”Respekt për trupat e Policisë së Shtetit që me profesionalizmin e tyre nderuan uniformën e shtetit përballë një turme të udhëhequr nga dëshpërimi i politikës qorre. Shërim të shpejtë për policët e plagosur dhe ndëshkim për dhunuesit e tyre e për zjarrvënësit e institucioneve”,-shkruan Rama në Twitter.

Më herët Rama u shpreh se nuk e fsheh trishtimin për atë që po ndodh, ndërsa ka dha një mesazh për ata që mbështesin opozitën.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Çfarë trishtimi një lider opozite që me zë të ikur i thotë qeverisë “Aman ik!”,ndërkohë që ata rrotull tij hedhin zjarr mbi godinën e saj! Uroj që kujt vete ende pas kësaj politike qorre, t’i jetë hapur sonte syri nga zjarri që qeverisë s’ka ç’i bën,po Shqipërisë i bën veç dëm”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?