Rama: Refuzoni ata që ju kërkojnë certifikata
Kryeministri Edi Rama u kërkoi qytetarëve që të refuzojnë zyrtarët që u kërkojnë certifikata për të kryer shërbime, pasi tashmë e kanë ata për detyrë që t’i printojnë nga zyrat e tyre nëpërmjet portalit qeveritar E-Albania.
https://www.facebook.com/Ora.News.RTV/videos/1079793662145755/
Rama: “Nga ana tjetër do të vazhdojmë me lehtësimin e procesit të peshës burokratike, duke vazhduar të heqim detyrime për njerëzit që marrin dokumente në lloj-lloj zyrash. Sot, një sërë dokumentesh duke filluar nga certifikata janë hequr si barrë për njerëzish, edhe pse akoma vazhdon prodhimi i certifikatave.
Unë u bëj thirrje qytetarëve që ta refuzojnë këtë kërkesë. Çdo zyrë shteti ka detyrë ta nxjerrë certifikatën online. U them njerëzve që çdo zyrtari që thotë ku e ke certifikatën, t’i thotë ndize kompjuteri dhe nxirre ti aty, dhe të mos paguajnë asnjë kokërr leku më dhe të mos dalë nga zyra pa kryer shërbimin në qoftë se nuk kanë certifikatë.
Është detyrë e çdo zyre shteti që ta nxjerrë certifikatën nga port @Albania. Është një kërkesë e paligjshme sepse ne e kemi hequr si detyrim. Dhe po kështu janë edhe një sërë dokumentesh të tjera që ua kemi lënë barrë zyrave të shtetit.
Ne kemi bërë një inventar të të gjithë licencave, dokumenteve, vërtetimeve, etj, ku gjatë këtij 100 ditëshi do të ketë një reduktim drastik edhe të vetë numrit të tyre. Kjo do të lehtësojë marrëdhëniet e njerëzve me shtetin.
Sot vetëm për certifikata janë 4.5 mln kontakte në vit të qytetarëve me zyrat e shtetit për të marrë vetëm një certifikatë. Një skandal i papranueshëm. Vendet me demokraci të rënduar kanë më shumë korrupsion”.
Rama tha se lufta ndaj korrupsionit do të shkojë përpara nga reforma në drejtësi me synim për të kaluar në një fazë tjetër të marrëdhënies së shtetit me njerëzit.
Rama: “Reforma në drejtësi dhe procesi i Vettingut do të çojnë përpara përpjekjet kundër korrupsionit, është që të çlirojmë nga pesha njerëzit e zakonshëm nga pesha e korrupsionit në të gjitha instancat e shtetit. Është një udhëkryq që për ne në të njëjtën kohë është edhe një sfidë themelore për të kaluar në një fazë tjetër të marrëdhënies së shtetit me njerëzit, duke bërë një riorganizim rrënjësor të administratës.
Do të vazhdojmë duke riorganizuar ekipet drejtuese të ministrive dhe ditën e shtunë në Asamblenë Kombëtare, do të shpallim ekipin e zv/ministrave të kësaj qeverie, që ndryshe nga herë të tjera kanë kaluar në një proces të qenësishëm dhe të hollësishëm përzgjedhjeve dhe do të vazhdojmë më tej në të gjitha nivelet, për të krijuar një administratë e cila nuk thith energji pafund, para të paligjshme dhe patjetër që nuk vret në vijimësi ëndrra njerëzish”.
Deklaratat e tij u bënë në Fier gjatë një takimi konsultativ për buxhetin e vitit 2018.
KOHA JONË SONDAZH

