Rama replikon me Berishën: Nuk i jam drejtuar askujt këtu si mafioz, vrasës

Kryeministri Edi Rama dhe Ish kryeministri Sali Berisha po replikojnë në Kuvend. “Një hale në një copë mëndafshi”- iu drejtua Berisha pasardhesit te tij.

Ndersa Rama tha: “Si fillim kryetari i PD e  nisi fjalën e tij duke thënë se ne të gjithë jemi të rrjedhur.  Janë vrarë njerëz në bulevard, nuk të kam thënë kurrë vrasës, dhe  nuk i them Lulëzimit që kur më tregon një vajzë të plagosur mua të shikojë pak faturën që shteti duhet të paguajë gërdecin dhe 21 janarin. 10 milionë dollarë, pa Strasburgun. Por nuk i them vrasës. Nuk i jam drejtuar askujt këtu si mafioz, vrasës. Dallimi është shumë i madh. Sa i takon të sharave nga karrigia e parlamentit e di kurrizi i Taulant Ballës e Erion Braces. PD pa kanatieren tënde të sulmuesit s’ka PD”- theksoi Rama.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, kryeministri Edi Rama tha se opozita nuk mban përgjegjësi, ndërsa ish kryeministri Sali Berisha ka mbajtur përgjegjësi vetëm kur dha dorëheqjen pas humbjes. Sipas Ramës 12% e atyre që besonin tek PD tashmë nuk besojnë më.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ju nuk keni faj dhe nuk keni përgjegjësi. Sali ti ke mbajtur përgjegjësinë kur u largove pas humbjes ne zgjedhje. Laj thaj, PD kanatejeren tënde ka. Prandaj duhet të mendohesh ti se ketë s’kanë çfarë të thonë. Populli ka plot shprehje ca të ndodh kur fle me qenin e macen. Por kush është vatra e mikrobeve le ta vendosin shqiptarët. Le t’u themi atyre që ikin ja ku e keni mundësinë. Hajde ta bëjmë reformën zgjedhore, por kam frikë se do thoni në fund jo. 12% e atyre që besonin tek PD tashmë nuk besojnë më. Sondazhet thonë se jeni më keq se sa ishit në 25 qershor. Jeni bërë si historia e festivalit me të njëjtën këngë. Jeni top i gjatë dhe rrëmujë para porte. Ju flisni sikur shqiptarët kanë ardhur sot, por shqiptarët ishin këtu. Shqiptarët nuk janë budallenj.”- tha Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?