Rama replikon me Presidentin

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratave të kreut të shtetit për marrëveshjen me Fondin Saudit për ndërtimin e rrugës Vlorë-Orikum. Kryeministri nuk jep asnjë shpjegim për shkeljet ligjore që ka bërë me marrëveshjen, por sërish sulmon kreun e shtetit për pengesën e projektit.

“Ilir Meta thotë se realizimi i një projekti të hartuar prej kohësh për infrastrukturën turistike të Vlorës qenka “qëllim selektiv elektoral”, prandaj ai e mbaka bllokuar prej muajsh autorizimin formal për marrjen e financimit të siguruar nga Fondi Saudit! Të qash e të qeshësh! Projekti gati, financimi gati, por ndërhyrja transformuese përgjatë segmentit Vlorë-Orikum dhe banorët, sipërmarrësit, turistët  e asaj zone duhet të presin Ilir Metën! Kam pritur me durim e do presim edhe pak që IM të lexojë sqarimet që i kemi nisur, para se të flasim me Vlorën!”,– shkruan Rama në një postim në Facebook.

https://arkiva.kohajone.com/tedi-blushi-i-pergjigjet-rames-kryeministri-ende-ne-detyre-synon-te-perfshije-presidentin-ne-shkeljet-e-renda-te-marreveshjes-per-vlore-orikum/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?