FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama: Sezon fantastik për Portin e Durrësit, 257 jahte u pritën nga autoritetet shqiptare

“Lürssen dhe Koru nuk janë emrat e asnjë personazhi vizatimor, por superjahtet luksoze që kanë zgjedhur Durrësin për t’u ndalur në këto ditë të para të shtatorit”, kështu shkruan kryeministri Rama në një postim të fundit në “Facebook”.

Ndër të tjera, ai shton se ky sezon veror ka qenë fantastik për Portin e Durrësit dhe se janë pritur nga autoritetet shqiptare 257 jahte të mëdha turistike dhe 21 kroçera.

Rama thotë se flukset turistike do të rriten më shumë për shkak të investimeve dhe transformimeve të mëdha që premton se do të ndodhin në infrastrukturën portuale.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Lürssen dhe Koru nuk janë emrat e asnjë personazhi vizatimor, por superjahtet luksoze që kanë zgjedhur Durrësin për t’u ndalur në këto ditë të para të shtatorit Sezoni ka qenë fantastik për Portin e Durrësit, me 257 jahte të mëdha turistike dhe 21 kroçera që janë mikpritur nga autoritetet shqiptare, duke qenë vetëm një shembull i vogël i flukseve të shtuara turistike, të cilat do të rriten ende më shumë falë investimeve dhe transformimeve të mëdha në infrastrukturën portuale që do të marrin jetë hap pas hapi”, shkruan Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?