Rama takim me prindërit e mësuesit në Kamëz: Rrjetet sociale janë si drogat, kanë të njëjtin efekt varësie
Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me prindërit dhe mësuesit në shkollën “Halit Coka”, në Kamëz në kuadër të diskutimit për kufizimin e rrjeteve sociale si TikTok theksoi se këto të fundit kanë të njëjtin efekt si drogat.
Ato krijojnë varësi ashtu si lëndët narkotike, thekson kryeministri.
“Janë marrë disa masa në aspektin lgjor por nuk ka akoma mekanizma teknologjikë për të vendosur filtra kush është i rrituri, fëmija, kush e përdor apo jo. Jemi duke i studiuar të gjitha aspektet, jemi të prirur të besojmë që bllokimi i plotë i TikTok edhe për një sërë arsyesh që lidhen me pamundësi për të pasur të njëjtat kritere dhe standarde si vendet e tjera do të shihte një rrugë qoftë edhe për një periudhë, për të parë çfarë bëjnë të tjerët. Këto rrjete janë shndërruar si gropa thithëse në bazë të gjërave që çdokush klikon dhe shikon aty, kanë të njëjtin efekt siç kanë drogat. I bëjnë të varur nga ekrani, u japin më shumë ushqim”, tha Rama.
KOHA JONË SONDAZH

