Damian Gjiknuri ka një javë që ndodhet në Uashington, Rama takon Sekretarin e Shtetit, Mike Pompeo

Ish-ministri Damian Gjiknuri ka një javë që ka kaluar Oqeanin Atlantik i ngarkuar me punë për në SHBA. Më pas ka mbërritur kryeministri Rama. Gjiknuri njihet si një nga lobistët më të fortë të qeverisë në SHBA.

Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës që po zhvillon në SHBA është pritur sot në Departamentin Amerikan të Shtetit nga Sekretari Mike Pompeo.
Pamjet e takimit zyrtar janë publikuar nga kryeministri Edi Rama në Facebook.

Kryeministri shkruan në facebook: “Në zyrën e Sekretarit të Shtetit, Mike Pompeo, për Rindërtimin, paketën AntiKÇK, Shengenin Rajonal dhe dialogun Kosovë – Serbi, si edhe sfidat e përbashkëta të aleancës sonë strategjike, ku Shqipëria mbetet besnikërisht e lidhur me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”

SHKARKO APP