Rama: Tani pres shezlong në ujë 1 mijë euro në Ksamil! Po ç’është ky muhabet?!

Gjatë takimit që kryeministri Edi Rama zhvilloi sot në Sarandë me të rinjtë sipërmarrës, një prej tyre i shprehu një problematikë në zonën e Ksamilit, kur tha se lokalet po bëjnë kontrata fiktive me hotelet në zonë, në mënyrë që të mbajnë shezlogët në zonën e plazhit, duke pretenduar se kanë marrë me qira këto biznese akomoduese.

“Tani po pres shelzong uji në Ksamil, se deri te vija e ujit kemi parë. Po pres të mbushet uji me shezlongë, tip varkash, 1 mijë euro çmimi, të shtrihen në det, dhe noti të zhvillohet me bombola oksigjeni se do jetë plazhi i krijuar. Çfarë muhabeti është ky tani?!
Duhet bërë një kompromis pozitiv për të pasur dhe pak hapësirë për ata që nuk duan të futen në regjimin e kazermës me shezlong. Unë nuk e di si ndodh, por ma ha mendja se po të futesh me familjen aty, në fund të 15-ditëshit del me ndonjë familje tjetër, se janë kaq ngjitur…
Duhet bërë një gjykate për divorce në kohë reale. U ndava me këtë, u bashkova me atë, tani të bëjmë bashkimin e atij tjetrit me atë tjetrën që të gjithë të dalin të lumtur nga Ksamili.
Jam i bindur që me atë plazh që ka Ksamili, nuk e kemi ndjekur por po ta ndjekim se sa lindje ka në 9-mujorin pasi vijnë në Ksamil, jam i bindur se do ketë shumë lindje, se aty ku të fusin nuk e di çfarë mund të bësh tjetër.
Gjithë Ksamili është një krevat i madh!”, tha Rama nga Saranda.

SHKARKO APP