Rama: Të rinjtë, të mos protestojnë, por të lexojnë rezultatet në programin PISA2015
Prej orës 11:00 Të rinjtë e Forumit Rinor të PD, po protestojnë para 4 institucioneve qeveritare për tu bashkuar më pas në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” para Kryeministrisë.
E teksa të rinjtë po i drejtohen sheshit para Kryeministrisë, kreu i Ekzekutivit Edi Rama ka një mesazh për të rinjtë që sipas tij, janë të nxitur nga partitë të protestojnë për arsimin.
“Të rinjtë e nxitur nga partitë të protestojnë për arsimin të lexojnë rezultatet e Shqipërisë në programin PISA2015”- shkruan Rama në rrjetet sociale, duke i bashkëngjitur dhe foto nga kopja e letrës së dërguar për ministres e Arsimit, Lindita Nikolla.

KOHA JONË SONDAZH

