Kryeministri, thirrje të punësuarve: Mos e hani “karamelen” e marrjes së pagës në dorë

Kryeministri Edi Rama ka folur ndër të tjera edhe për pensionet në një takim me fermerët në Cërrik.

Rama tha se brenda vitit 2030 synohet pensioni minimal 200 euro, ndërsa u bëri thirrje të punësuarve të mos punojnë në të zezë.

Në vitin 2014 ne e hoqëm tavanin dhe thasmë pensioni është ajo që t’i ke kontribuar në vite prandaj na ra goja duke u thënë njerëzve që janë në punë, mos e hani karamelen e marrjes së parave në dorë. I bën vetes kur të dalësh në pension, ai që po ta bën këtë po të vjedh pensionin.

Ne duam që në Shqipërinë 2030, minimumi të synojmë pension minimal 200 euro për të gjithë. Kur thonë njerëzit vdesin për bukë u them kush flet kështu nuk e njeh fshatin shqiptar dhe në të gjitha rastet duam që për të gjithë te këtë një pension. Pse është i rëndësishëm BE-ja sepse na krijon një kapacitet të ri financiar”, tha Rama.

SHKARKO APP