FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama ”thumbon” Bashën: E rrëmbeu…

Qëndrimi i kreut të PD-së, Lulzim Basha, ka denoncuar me foto lidhjen e Kryeministrit Edi Rama me bandat. Por nga Vlora, kreu i qeverisë e ka për zgjedhjet e 25 qershorit. Rama tha se është meritë edhe e Bashës që zgjedhjet ishin kaq të qeta dhe me më pak shpenzime se më parë.

Kreu i qeverisë shtoi se pas zgjedhjeve e rrëmbeu sërish ankthi i të mos qenit lider dhe u kthye në historinë e sulmeve. Kryeministri i bëri këto deklarata nga qyteti i Vlorës, ku po drekon me familjen e Viron Micit në fshatin Kaninë.

“Është meritë e Bashës që u bënë zgjedhje të qeta. Zgjedhje me më pak para se këtë herë nuk janë bërë kurrë, as postera, as zhurmë. Mirëpo e rrëmbeu ai ankthi që rrëmben ata që nuk kanë pamjen e liderit. E rrëmbeu ky ankth dhe u kthye prapë në atë historinë jo krimi, jo bandat, etj. Unë ju kam thënë edhe kolegëve se ditën e enjte nuk kemi çfarë bëjmë. Jashtë asaj dite ne s’kemi punë fare as t’i shajmë, as t’i sulmojmë. Ne kemi shumë punë për të bërë, prandaj e kemi caktuar që çdo muaj qeveria do shkojë në qarqe. Edhe ministrat do shkojnë çdo muaj në qarqe për takime”, tha Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?