Rama u përgjigjet komentuesve: Nuk mund të më kërkoni mua llogari, s’jemi në vitin 1945
Kryeministri Edi Rama në një komunikim me qytetarët në Facebook, thotë se nuk mund ti kërkohet atij llogari për 21 janarin, apo çështje të tjera, pasi atë e ka në dorë drejtësia.
Rama drejton gishtin nga drejtësia, duke u shprehur se ka akoma prokurorë dhe gjyqtarë që akoma bëjnë kërdinë, duke dhënë vendime të padrejta, ndërkohë që pritet të shkarkohen nga vettingu.
“Mua mund të më shfryheni sa të doni, i pres të gjitha. Kam një respekt për ata që më kanë sjellë këtu. I konsideroj realisht të gjithë ata që marrin pjesë në komunikimin këtu apo ata që i ndesh kudo, por as mund të më kërkoni llogari mua për 30 vjet dhe as për të pamundurën e drejtësisë ku akoma nuk është tharë vula. Është njësoj sikur të kërkoni që një fëmijë 4 vjeç të bëhet 40 vjeç.
Ndërkohë që ne flasim, nuk është se asgjë nuk ka ndodhur. Ka ndodhur dhe po ndodh diçka, po pastrohet masivisht llumi i paparë në sistemin e drejtësisë. Ai llum gjykatësish dhe prokurorësh që janë qenë ekzekutorë të sistemit të drejtësisë…vettingu vazhdon dhe llumi nuk mbaron. Ata vazhdojnë të bëjnë kërdinë Ka prej tyre që kur vjen dita e vettingut ikin vetë, nuk paraqiten sepse kanë mbaruar pazaret. Kjo neveri duhet duruar dhe duke vazhduar punën me durim. Nuk jemi në vitin 1945. Ma kërkojnë mua që të bëj gjyqe dhe arrestime? Si mund të ndodhë kjo? Vetëm duke kthyer orën prapa, në vitin 1945, kur gjyqet dhe pushkatimet i bënte partia në pushtet. Kjo nuk mund të ndodhë. Ky është një proces. Ne kemi vënë gurin e themelit para 3-4 vjetësh”, tha Rama.
KOHA JONË SONDAZH

