“Rama, urdhër për të fshehur krimin e shëmtuar në Butrint”, Berisha publikon videon
Ish-kryeministri Sali Berisha ka vijuar sërish akuzat për ndërtimin e një objekti në Butrint.
Në rrjetin social “Facebook”, ai ka publikuar një video, e cila shfaq nga afër, ndërhyrjen e rëndë që po bëhet në zonën arkeologjike të Butrinit.
Në sfond dëgjohet komunikimi i gazetarit me punëtorin që hedh betonin, debati mes tyre, pasi ky i fundit nuk e lejon të filmojë.
“Rama urdher per te fshehur ndaj publikut dhe mediave krimin e shemtuar ndaj trashegimise kulturore ne Butrint! Shikoni videon. sb”, shkruan ish-kryeministri Sali Berisha.
KOHA JONË SONDAZH

