Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 7 Nëntor 2026, 22:32 Aksident i rëndë në Serbi, biznesmeni nga Drenasi dhe familja dalin pa lëndime Biznesmeni nga Drenasi, Faton Seferi, bashkëshortja dhe katër fëmijët e tyre kanë dalë pa lëndime nga një aksident i rëndë rrugor në Serbi. Ai…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Kryebashkiaku i Tiranës
  • Veliaj
  • Kurti në Francë
  • Vllaznia
  • Kombëtarja
  • Protesta në Itali
  • Ura e Bahçallëkut
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Kryebashkiaku i Tiranës
  • Veliaj
  • Kurti në Francë
  • Vllaznia
  • Kombëtarja
  • Protesta në Itali
  • Ura e Bahçallëkut
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Rama uron mirëmëngjesi dhe të diel të mbarë me tablonë e vjeshtës që pikturon ngjyrshëm Lumin e Shalës

Lajme E diel, 16 Nëntor 2025 08:14
Rama uron mirëmëngjesi dhe të diel të mbarë me tablonë e vjeshtës që pikturon ngjyrshëm Lumin e Shalës
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Mirëmëngjesi i sotëm i Kryeministrit Rama vjen si një shpalosje e heshtur arti: një galeri fotografike që të zhyt në magjinë e Lumit të Shalës, në atë mrekulli të natyrës shqiptare ku vjeshta shfaqet si piktorja më e rafinuar e këtij vendi. Aty, mes ngjyrave që ndezin kodrat dhe zbukurojnë brigjet, lumi shtrihet e gjarpëron si një arterie jetësore, si një damar i kaltër që ushqen trupin e gjelbër të Alpeve.
Këto foto nuk janë vetëm pamje, janë çaste të ngrira, frymëmarrje të kapura mes dritës e hijes, momente kur koha ndalet për t’i dhënë natyrës mundësinë të flasë me gjuhën e bukurisë. Në to, vjeshta shkëlqen si një ceremoni e ngjyrave: e kuqja e thellë që digjet në gjethe, okra që rrotullohet në çdo shkurre, e verdha që përhapet si dritë e brendshme, dhe mavija që lidhet me qiellin e kthjellët derisa krijojnë një simfoni qetësuese.

Mund t'ju interesojë

Aksident i rëndë në Serbi, biznesmeni nga Drenasi dhe familja dalin pa lëndime

Aksident i rëndë në Serbi, biznesmeni nga Drenasi dhe familja dalin pa lëndime

Para 7 orësh
Sali Berisha: Rama gaboi me llogaritë, studentët groposën dekretet diktatoriale

Sali Berisha: Rama gaboi me llogaritë, studentët groposën dekretet diktatoriale

Para 9 orësh
Tunelet e Korridorit VIII në Librazhd, Rama: Kantiere që s’ndalen të Shqipërisë së re Europiane që nuk ndalet

Tunelet e Korridorit VIII në Librazhd, Rama: Kantiere që s’ndalen të Shqipërisë së re E...

Para 9 orësh

Shkëlqimi i diellit prek sipërfaqen e ujit, gjethet e arta varen mbi shkëmbinj, dhe çdo gur merr ngjyrën e stinës, vishet me petkun e një romantike të butë, të thellë, të qetë. Është si një vallëzim i ngadaltë i natyrës që zhvishet nga e gjelbra e verës dhe stoliset me kostumin e ngrohtë të vjeshtës, duke e kthyer lumin dhe malet në një poezi të gjallë.
Kjo galeri, ky mirëmëngjes, është më shumë sesa një përshëndetje vizuale, është një ftesë për të parë Shqipërinë siç është, siç rreh, siç merr frymë në ritmin e madhështisë së saj natyrore. Një kujtesë e butë se bukuria e këtij vendi nuk ka nevojë për fjalë; mjafton një dritë, një gjethe, një valë e Lumit të Shalës për të na rikujtuar se ky vend është një kartolinë e përhershme.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Albert Vataj

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Aksident i rëndë në Serbi, biznesmeni nga Drenasi dhe familja dalin pa lëndime
Para 7 orësh

Aksident i rëndë në Serbi, biznesmeni nga Drenasi dhe familja dalin pa lëndime

Presidenti i Izraelit zgjedh rivalin e Netanyahu-t për formimin e qeverisë së re
Para 7 orësh

Presidenti i Izraelit zgjedh rivalin e Netanyahu-t për formimin e qeverisë së re

Protesta masive në disa qytete të Italisë, mijëra qytetarë në rrugë kundër shtrenjtimit të jetesës dhe riarmatimit
Para 7 orësh

Protesta masive në disa qytete të Italisë, mijëra qytetarë në rrugë kundër shtrenjtimit të jetesës dhe...

Vllaznia rikthehet te suksesi, thyen Elbasanin
Para 8 orësh

Vllaznia rikthehet te suksesi, thyen Elbasanin

Më të lexuarat

1 Kursi i këmbimit për sot, 7 nëntor 2026
Para 22 orësh

Kursi i këmbimit për sot, 7 nëntor 2026

2 Protestuesit studentë dhe të “flamingove” vendosin: Kandidat për kryebashkiak në Tiranë nga radhët tona!
Para 14 orësh

Protestuesit studentë dhe të “flamingove” vendosin: Kandidat për kryebashkiak në Tiranë nga radhët tona!

3 Foto e Ditës nga Protesta: I riu që fluturon nga uji me presion
Para 12 orësh

Foto e Ditës nga Protesta: I riu që fluturon nga uji me presion

4 Aksident i rëndë në Serbi, biznesmeni nga Drenasi dhe familja dalin pa lëndime
Para 7 orësh

Aksident i rëndë në Serbi, biznesmeni nga Drenasi dhe familja dalin pa lëndime

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.