FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama viziton Kaninën dhe Orikumin, premton ndryshim rrënjësor

Pas mbledhjes dy ditore të qeverisë në Vlorë kryeministri Edi Rama inspektoi punimet në qendrën e Kaninës, e cila do të transformohet si pasojë e rilindjes urbane.

“Këtu duhet të bëjmë sheshin kryesor. E shpallëm zonë të mbrojtur të trashëgimisë kulturore. Duhet ta fillojmë nga këtu të rikthejmë në jetë ish-Qendrën e Kulturës, të bëjmë një sallë konferencash që të jetë dhe në funksion të Vlorës.” – u shpreh Kryeministri.

Kryeministri inspektoi edhe nënstacionin elektrik si dhe parkun arkeologjik të Orikumit për të cilin tha se do të zgjidhë gjithë dramën e bregdetit të Jonit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Gjithë drama e rëndë e shumë viteve të bregdetit Jon, – u shpreh Kryeministri Rama gjatë inspektimit të punimeve, – me këtë zgjidhet përfundimisht se ky është segmenti i fundit i boshllëkut që ishte krijuar që nga elektrifikimi dhe që ka torturuar dynjanë këtu, plus që e bënte sezonin turistik një torturë më vete.”

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërsa për parkun arkeologjik të Orikumit, ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro u shpreh se kemi një rritje të numrit të turistëve.

“Në 2017, krahasuar me 2013, kemi 110% rritje të numri të turistëve” – tha ministrja Kumbaro.

Parku Arkeologjik i Orikumit, një destinacion turistik i preferuar, për natyrën e tij detare dhe malore, për historinë dhe kulturën, së fundmi është në proces rikualifikimi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?