Rama, Vuçiç dhe Dimitrov në konferencë të përbashkët nga Beogradi: Takimi i radhës në dhjetor në Tiranë
Pas takimit në kuadër të nismës “Open Balkan”, Kryeministri Edi Rama, Presidenti serb Aleksandër Vuçiç dhe zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut Nikolla Dimitrov kanë dalë në një konferencë të përbashkët nga Beogradi.
3 liderët do të paraqesin të gjitha marrëveshjet që kanë arritur në kuadër të takimit të “Open Balkan” gjatë ditës së sotme.
I pari foli i “zoti i shtëpisë”, Aleksandër Vuçiç, i cili bëri me dije se Samiti i radhës do të mbahet në Tiranë në fund të dhjetorit të këtij viti.
Vuçiç njoftoi pikatat kryesore të bisedimeve të deritanishme. Vuçiç tha se gjithçka bëhet që njerëzit të jetojnë më mirë.
“Ne besojmë fort që Ballkani i hapur do të bëjë ndryshime të mëdha. Kjo nismë u hap për njerëzit që jetojnë në çdo qytet dhe fshat tonin. Ne vendosëm sot për krijimin e Këshillit të Zbatimit të Marrëveshjeve. Ne jemi mirënjohës edhe aleatëve tanë për mbështetjen. Puna jonë në periudhën që pason është të shohim se ku kemi pasur gjëra që nuk kanë ndodhur në terren. Njerëzit tanë për një vit, 1 vit e gjysmë të mos kenë asnjë pengesë kufitare. Askush të mos ndalojë askënd në kufi. Kjo do të forcojë ekonomitë tona. Askush nuk po ndërhyn në çështje politike, por thjesht që njerëzit tanë të jetojnë. Takimi ynë i radhës do të jetë pas Krishtlindjeve katolike në Shqipëri. Data do të përcaktojë. Do ta nënshkruajmë atje edhe memorandumin e lejeve të punës, njerëzit tanë do të punojnë lirisht“, tha Vuçiç.
KOHA JONË SONDAZH

