Rama zbardh takimin 2-ditor me kryebashkiakët: T’u rrimë sa më pranë njerëzve

Kreu i qeverisë Edi Rama ka zhvilluar një takim dy ditorë me krybashkiakët e vendit.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Rama ka zbardhur temat që janë diskutuar në këtë takim.

Sipas Ramës, takimi ka pasur në fokus diskutimet qeveri – bashki për problemet dhe sfidat e përbashkëta që vinë si pasojë e luftës në Ukrainë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Në një kohë të rënduar nga inflacioni i luftës, ku kemi detyrën t’u rrimë sa më pranë njerëzve, të lehtësojmë sa më shumë barrën e familjeve shqiptare dhe të punojmë sa më fort, për ta nxjerrë Shqipërinë edhe më të fortë nga kjo stuhi e tretë rresht, pas tërmetit e pandemisë” – shkroi Rama në rrjetet sociale.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?