FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

RAMA:REZULTAT REAL I POLITIKAVE TONA MBËSHTETËSE PËR MADE IN ALBANIA

 

Nga Edi Rama

(Facebok)

Swiss Digital Desktop Reklama

Sot në një fabrike prodhimesh Made in Albania që një vit më parë e nisi punën me 60 punëtorë dhe falë politikave të reja mbështetëse të qeverise për prodhimin vendas, në vetëm 360 ditë është shndërruar në një strukture të fuqishme prodhuese me mbi 600 të punësuar e me cikël të mbyllur të prodhimit. Një histori suksesi në investim, në punësim dhe në marrëdhënien shumë korrekte me shtetin, me taksat me detyrimet ndaj punonjësve. Përfitimi nga heqja e taksës së importit mbi makineritë është i prekshëm, ndërkohë që 100 prej të punësuarve janë rezultat i programit qeveritar të nxitjes së punësimit. Prodhimet “Made in Albania” të kësaj fabrike shkojnë sot në tregjet e Kanadasë, Gjermanisë, Amerikës dhe kanë perspektivën e qartë të daljes edhe në tregje të tjera. Me buxhetin e ri, i gjithë ky rrjet në zhvillim fabrikash do të mbështetet financiarisht përmes pagesës nga ana e shtetit të faturës së skanimit në dogana! Aleanca për Shqipërinë Europiane do të vazhdojë të mbështesë me të gjitha forcat këtë industri në rritje.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?