Raporti i OSBE/ ODIHR: Mosbesimi mund të ndikojë në zgjedhjet e qershorit
OSBE-ODHIR ka publikuar raportin e misionit të vlerësimit të për zgjedhjet e ardhshme lokale më 30 qershor. Në raport shprehet shqetësimi se mosbesimi midis partive politike dhe politizimi i vazhdueshëm i institucioneve kontribuon në mungesën e besimit të vazhdueshëm në procesin zgjedhor. ODHIR raporton se do kërkojë nga shtetet pjesëmarrëse të OSBE-së dërgimi e 22 vëzhguesve afatgjatë dhe 250 vëzhguesve afatshkurtër, për të ndjekur procesin zgjedhor.
“Përveç një ekipi bazë të ekspertëve, ODIHR do të kërkojë nga shtetet pjesëmarrëse të OSBE-së 22 vëzhgues afatgjatë për të ndjekur procesin zgjedhor në të gjithë vendin, si dhe 250 vëzhgues afatshkurtër për të vëzhguar procedurat e ditës së zgjedhjeve, përfshirë votimin, numërimin e vota dhe nxjerrjen e rezultateve. Na janë kërkuar vëzhgues të mjaftueshëm për të mbuluar të gjitha aspektet e procesit zgjedhor. Instituticionet shtetërore njoftuan se janë marrë të gjitha masat për të siguruar një proces zgjedhor transparent,”-thuhet në raport.
OSBE-ODHIR nuk hodhi poshtë mundësinë e ndryshimeve në legjislacion para zgjedhjeve. “Zgjedhjet e 30 qershorit do zhvillohen në një kornizë ligjore të pandryshuar, megjithëse nuk përjashtohen mundësia e bërjes së disa ndryshimeve në legjislacionin përpara zgjedhjeve. Procesi i reformës zgjedhore filloi menjëherë pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017, por nuk është materializuar ende asnjë ndryshim ligjor për shkak të mungesës së vullnetit politik. Shumë rekomandime zgjedhore të OSBE/ ODIHR nga zgjedhjet e 2015 dhe 2017 mbeten të paadresuara”-shkruhet në raport.
KOHA JONË SONDAZH

