Reagon Ambasada Holandeze: Si duhet të veprojnë shqiptarët për të udhëtuar në Shengen

Ambasada e Holandës në Tiranë ka publikuar një sqarim pasi Parlamenti i Hollandes i ka kërkuar qeverisë hollandeze të kërkoje ndërprerjen e mekanizmit të regjimit pa viza.

“Qeveria hollandeze për momentin është duke shqyrtuar hapat të cilat duhet të ndërmarrë”, thuhet në njoftim.

“Për momentin, politika e vizave për nënshtetasit shqiptarë do të mbetet e njëjtë: të gjithë nënshtetasit shqiptarë  mbajtës të një pashaporte biometrike  mund të udhëtojnë në zonën Shengen pa viza për maksimumi 90 ditë brenda një periudhe 180 ditësh”, përfundon njoftimi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vendimi

Swiss Digital Mobile Reklama

5 parti politike në Holandë kërkuan votim në Parlament për rikthimin e vizave për Shqipërinë. Partitë që e ndërmorën këtë hap janë: VVD, CDA, PVV, SP, CU; të cilat bashkërisht kanë 92 deputetë nga 150. Votimi u krye të martën pasdite dhe ishte në mbështetje të kërkesës së partive.

Kërkesa e tyre erdhi pasi ka pasur një rritje të ndjeshme të kriminalitetit nga mafia shqiptare në Holandë, duke argumentuar se këto organizata kriminale keqpërdorin mundësitë për të udhëtuar pa viza përmes Evropës dhe me të, të zgjerojë më tej rrjetin e kontrabandës. Si rrjedhojë pezullimi i vizave për Shqipërinë synon parandalimin e krimit ndërkufitar, ndaj Parlamenti i kërkon qeverisë të paraqesë kërkesën në Komisionin Evropian për të filluar procedurën e frenimit emergjent për liberalizimin e vizave.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?