Reagon Bashkia e Tiranës pas denoncimit të Berishës: Proces rutinë për zhvendosjen e arkivës
Ka reaguar bashkia e Tiranës pas deklaratës së kreut të PD, Sali Berisha se në bashkinë e kryeqytetit është urdhëruar zhdukja e dokumenteve.
“Bashkia e Tiranës po kryen një proces routinë për zhvendosjen e arkivës nga godina kryesore drejt godinës së arkivës së Bashkisë. Lajmi i publikuar si nga Sali Berisha, ashtu edhe nga mediat e tjera, është i pavërtetë”, thuhet në reagim.
Më herët Berisha denoncoi se disa dokumente janë duke u larguar me kamion nga Bashkia e Tiranës.
KOHA JONË SONDAZH

