FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Reagon Erion Veliaj për akuzat e përmbytjes në “Misto Mame”

Përballë akuzave të opozitarëve Berisha e Vasili për situatën e krijuar në zonën e “Misto Mames” gjatë kësaj të diele, si rrjedhojë e shirave me intensitet të lartë në kryeqytet, Bashkia e Tiranës ka reaguar duke drejtuar gishtin e fajit tek ish-zyrtarët e opozitës së sotme, që bllokuan – sipas saj, – projektin japonez që do të përmirësonte rrjetin e kanalizimeve të Tiranës. “Dy zyrtarë të PD-së dhe LSI-së, alternativa e vetme e të cilëve për qytetarët është të mbjellin dhunë dhe shkatërrim në qytet, na u shfaqën sot gjoja ‘të shqetësuar’ pse reshjet e dendura të shiut që ranë në pak minuta në Tiranë vështirësuan qarkullimin në një nga rrugët e Kombinatit. Sali Berisha dhe Petrit Vasili e dinë më mirë se kushdo tjetër, arsyen përse në zonën e ‘Misto Mames’ pati probleme me kanalizimet. E dinë mirë, sepse janë ata bllokuesit kryesorë të projektit japonez, që do të përmirësonte rrjetin e kanalizimeve të Tiranës, duke përfshirë edhe zonën e Kombinatit”, thuhet në reagimin e Bashkisë.

Sipas pretendimeve të Bashkisë, Berisha dhe Vasili e dinë më mirë se kushdo tjetër këtë, sepse “të paktën 3 ish-zyrtarë të Ministrisë së Transporteve në kohën kur qeverisnin bashkë, janë kallëzuar dhe janë në ndjekje penale për shpërdorimin e fondeve të projektit japonez, i cili duhej të kishte përfunduar në vitin 2014”.

“I kujtojmë Sali Berishës dhe Petrit Vasilit se, me vjedhjen e fondeve të projektit që do ta bënte Tiranën me kanalizime, ish-zyrtarët e tyre i kanë shkaktuar shtetit një dëm prej 21 milionë eurosh”, thuhet më tej në reagim.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?