Reagon kryebashkiaku Erion Veliaj për zjarrin në Tiranë te “Sarajet e Toptanit”

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar përmes një statusi në rrjetet sociale për ngjarjen e ndodhur në mesnatë, ku Monumenti i Kulturës “Sarajet e Toptanit” u përfshi nga flakët.

Veliaj jep disa detaje të rëndësishme se si ndodhi ngjarja.

Mbrëmë në orën 23h 49 Policia Bashkiake pranë AMK – po, ata që sulmonte Presidenti – kanë njoftuar sallën operative për zjarrvënie pranë Monumentit të Kulturës njohur gjerësisht si Sarajet. Në pak minuta zjarrfikësit e Tiranës kanë shuar zjarrin e qëllimtë në 2 vatra. Në dallim nga shumë objekte për të cilat bëhet zhurmë pa lidhje si Lodrat tek Liqeni apo ngrehina e tallashit te TK, objekti Sarajet ËSHTË monument kulture. Dje, nën stilin e Shkollës Kosova, u tentua djegia e objektit nga dritarja e pasme që pronarët të ndalojnë shpronësimin. Në mesnatë bisedova me KM @ediramaal i cili ka autorizuar shpronësimin e përshpejtuar për Sarajet si një nga aktet e para të qeverise së re. Ta harrojnë që aty do ketë ndërtim, e ta harrojnë që aty do ketë zjarr gjer sa te behet shpronësimi. Nga sot ka nisur regjimi 24h roje! Ngjarjet do rrjedhin si me poshtë: Shpronësim për 18 pronaret (jo të gjithë janë politikane piromanë) Shpallje Muze si ish Legata e Parë Amerikane në Tiranë dhe monument kulture, Rikonstruksion dhe hapje për publikun. Mirënjohje zjarrfiksëve & policisë për mbrëmë!”, shkruan Veliaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?